Drogë drejt BE, kapen në kufi gruaja dhe i riu

546
15 kilogramë kanabis, me destinacion vendet e bashkimit Europian janë kapur nga policia e Shkodrës, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona. Të arrestuarit janë Valbona Rustemi, 46 – vjeçe, banuese në Tiranë dhe Aldo Lajthia, 29 – vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë në pikën kufitare të Muriqanit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej nga 29 – vjeçari Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën plot 15 kilogramë kanabis.
Sipas policisë, dyshja kishte si destinacion vendet e BE
Sigal