Droga shqiptare “lundron” në brigjet italiane, gjenden 48 kg marijuanë

621
Policia italiane ka gjetur sot në brigjet e Vernolës 48 kilogramë marijuanë, lëndë narkotike që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se droga kishte përfunduar në një zonë plazhi, dhe pikërisht në rezervatin natyror “Le Cesine”.
‘Leçe prima’ shkruan se kjo sasi dyshohet që t’i ketë rënë trafikantëve gjatë transportimit të drogës nga brigjet shqiptare, ndërsa vala i ka nxjerrë në bregdet.
Lënda narkotike ishte mbledhur në qese plastike të paketuara të lidhura me njëra-tjetrën përmes një tubi plastik. Sakaq, policia vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

DROGA CESINE-2Comunicato stampa 4.11-2
Comunicato stampa 4.11.2017 Nucleo Carabinieri Tutela Biodiversità San Cataldo.pdf - Adobe Acrobat Pro-2
Sigal