Drejtori Xhika nis rrugën drejt Prokurorisë

72

Burime nga “strofulla” (ARRSH) e korrupsionit me tenderët dhe koncesionet e rrugëve, na bën me dije se pas kallëzimit të faktuar penal të bërë prej KLSH, shoqëruar me propozimin për largim urgjent nga detyra të kreut të rrugëve, mos u çuditni por është fakt, që Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, ka thirrur mesnatën e të enjtes shefin e tij Edmond Haxhinasto në një takim urgjent që ka zgjatur deri në mëngjes, me të cilin ka zhvilluar një bisedë “të ashpër”. Në këtë takim, nuk është folur si përherë për zhvillim tenderësh, për përcaktim firmash fituese, për shtim fondesh pas miratimit të tenderit, për ndryshim projektesh “për të bërë lekë”, për sajim punimesh fiktive, për akordim fondesh në drejtoritë ku kanë drejtorë që “njohin dhe zbatojnë rregullat”, apo për ndarje përqindjesh fitimi prej pazareve të bëra. Thuhet, se takimi ka pasur si temë debati sikletin që po përjeton Drejtori i Rrugëve Dashamir Xhika, i cili kërkon mbrojtjen prej ministrit Haxhinasto për t’i shpëtuar burgut, mbasi si ish drejtor burgu në Peqin ai e njeh mirë “jetën në qeli”! Këtë ndihmë, ose më saktë këtë detyrim, drejtori i penalizuar Xhika ia ka kërkuar shefit të tij “si detyrim në emër të punëve që kanë bërë bashkë me mirëkuptim e në interes reciprok”. Lidhur me kërkesën për shkarkimin dhe kallëzimin për ndjekjen penale të drejtorit Xhika, dy ditët e fundit ka pasur lëvizje aktive prej Kryeministrisë, Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik-Financiar në Policinë e Tiranës dhe prej Prokurorisë së Përgjithshme, me kërkesa zyrtare drejtuar Ministrisë së Transporteve në lidhje me veprimtarinë ekonomike, financiare e procedurale të drejtorit Xhika, në prokurimet me rrugët. Ndërkohë që burime nga prokuroria, bëjnë me dije se dje drejtorit të Rrugëve Dashamir Xhika, i është dërguar në zyrë e në shtëpi “Fletë-Thirrja” për nisjen e hetimit dhe marrjen në pyetje, lidhur me konkluzionet e kontrollit të KLSH dhe me denoncime të tjera të bërë ndaj tij! Burime nga kryeministria, konfirmojnë se i është kërkuar ministrit Haxhinasto, një material konkret për procedurat e prokurimeve me rrugët, që janë firmosur prej drejtorit që duhet të shkarkohet e që është çuar për ndjekje penale. Gazeta “telegraf”, ka mundur të siguroj dosjen penale me 80 “njollat e krimit” që ka bërë e që ka favorizuar drejtori i rrugëve Dashamir Xhika, për të cilat do të merret në pyetje nga Zyra Speciale e Hetimit të Krimit Ekonomik në Prokurorin e Tiranës. Nuk e dimë, nëse drejtori i rrugëve Xhika do të pranojë që është ai “mëkatari”, apo do të akuzoj vartësit e shefat lartë tij në ministri, por dimë faktin që ai tashmë është njoftuar që është marrë si “i pandehur”. Sot po publikojmë 80 njollat e krimit që përmban dosja “Xhika” e abuzimit me rrugët…
—————————————————-
Hetim për 59 prokurime të firmosura gjatë vitit 2015

1. Për 18 procedura prokurimi nëpërmjet praktikës “Procedurë e hapur”
2. Për 23 procedura prokurimi nëpërmjet procedurës “Shërbim konsulence”
3. Për 16 procedura prokurimi nëpërmjet procedurës “Negocim pa shpallje”
4. Për 2 procedura prokurimi, nëpërmjet procedurës “Kërkesë për propozim”
——————————

Hetim për projektet dhe “Termat e Referencës” me financim nga Buxheti i Shtetit

1. Për 92 Kontrata “Pune” (57 ndërtim rruge, 32 S/A rruge, 1 ndërtim ure dhe 2 sinjalistik).
2. Për 92 kontrata me objekt shërbimi “Mbikëqyrjeje”.
3. Për 84 kontrata “Pune” dhe 42 kontrata “Mbikëqyrjeje” të planifikuara dhe financuara.
4. Për përdorjen e Buxhetit 2015 me vlerë 8.734 miliardë lekë.
5. Për realizmin faktik të detyrimit kontraktual, që ka qenë në vlerën 17.87 miliardë lekë, ose rreth 48.9% e nevojave për fonde.
6. Për zërin “Studim Projektim”: 18 objekte.
7. Për zërin “Supervizion Punimesh”: 11 objekte.
8. Për zërin “Ndërtimi&Sistemim Asfaltim Infrastrukturë Rrugore”: 24 objekte-preventivë për fond limit.
———————————————————
Hetime për 91 vendime Vendime të Këshillit Teknik të ARRSH

1. Për 7 Vendime për miratim “Terma Reference” për 19 objekte të reja
2. Për 16 Vendime për miratimin e projekteve në fazë te projekt – idese;
3. Për 13 Vendime për miratimin e projekt – zbatimit
4. Për 11 Vendime për dhënie leje për ndërhyrje / punime në akset rrugore nacionale
5. Për 44 Vendime për miratim të ndryshimeve, përmirësimeve , modifikimeve e shtesa punimesh në

———————————
Hetime për investimet në zërin “Mirëmbajtja e rrjetit rrugor kombëtar”

1. Për 23 kontrata mirëmbajtje në Rajonin Verior-Shkodër
2. Për 14 kontrata mirëmbajtje në Rajonin Qendror-Tiranë
3. Për 24 kontrata mirëmbajtje në Rajonin Jugor-Gjirokastër 24
4. Për 34 kontrata për mirëmbajtjen dimërore në gjithë akset rrugore

———————————–
KLSH/Ja abuzimet sipas Raportit Përfundimtar Auditues

Abuzime me punimet dhe fondet e këtyre akseve rrugore

1. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti I : 12,795,657 lekë (pa TVSH)
2. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti II 34,020,400 lekë (pa TVSH)
3. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti III 31,907,250 lekë (pa TVSH)
4. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IV 13,480,615 lekë (pa TVSH)
5. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti V 12,396,044 lekë (pa TVSH)
6. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VI 14,135,020 lekë (pa TVSH)
7. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VII 55,016,640 lekë (pa TVSH)
8. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VIII 29,892,777 lekë (pa TVSH)
9. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IX 63,480,045 lekë (pa TVSH)
10. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë – Rrogozhinë Loti X 14,666,245 lekë (pa TVSH)
11. Segmenti Milot-Fushë Krujë Loti V 59,293,187 lekë (pa TVSH)
12. Segmenti Milo-Fushë Krujë Loti VII 64,128,256 lekë (pa TVSH)
13. Segmenti Milot-Fushë Krujë Loti IX 32,842,847 lekë (pa TVSH)
14. Segmenti Milot-Fushë Krujë Loti X 35,278,897 lekë (pa TVSH)
15. Sistemim Asfaltim Rruga Kukës-Krumë Loti II 9,008,822 lekë (pa TVSH)
16. Rikonstruksion Rruga Glaukia-Durrës 4,586,810 lekë (pa TVSH)
17. Segmenti K.Parisit-Rruga e Re Tiranë-Elbasan 1,142,099 lekë (pa TVSH)
18. Segmenti Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe Tiranë 5,895,131 lekë (pa TVSH)
19. Ndërtim Rruga Unaza e Re Tiranë-Mullet Loti 1 1,533,739 lekë (pa TVSH)

SHUMA TOTALE 495,500,480 (pa TVSH)

———————
Ja Neni 248 i KP, që burgos 7 vite dhe gjobit 1 milionë lekë drejtorin Dashamir Xhika

Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin Nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 21)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo-materiale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.