Drejtori i postës së Lushnjes del hapur në fushatën e PS-së

126
Shkarkime të shumta janë bërë në institucionet shtetërore për zyrtarët që janë bëërë pjesë fushatës elektorale.
Por këto se kanë frikësuar dhe penguar drejtorin e postës në Lushnje, Arjan Çakalli që të dalë hapur në fushatën e PS-së në krah të kandidatit Bujar Çela. Por jo vetëm kaq.
Ai është edhe koordinator elektoral në zonën e Hysgjokajt në Lushnje.
“Kandidati socialist z.Bujar Çela, shoqëruar nga koordinatori i zonës, z.Arjan Çakalli, zhvilloi dje një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Hysgjokaj”, shkruan në faqen e tij në Facebook kandidati socialist.