Dr.Shk.Mjek.Luan NIKOLLARI/ Bashkëpunimi 16-vjeçar mes ushtarakeve tanë dhe ekspertëve italianë

640
Sigal

Mjekësia Ushtarake/ Me rastin e largimit të DIE nga Shqipëria dhe në respekt e mirënjohje të ndihmës dhe bashkëpunimit

  Delegacioni Italian i Ekspertëve (i njohur shkurt: DIE) në Shqipëri mbylli misionin e tij 16 vjeçar në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë më datën 26 korrik 2013. Prania e autoriteteve më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare dhe Italiane në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim në mjediset e Ambasadës Italiane në Tiranë, ishte një shprehje tjetër mirënjohëse për kontributin e dhënë për modernizimin e mëtejshëm të ushtrisë Shqiptare.

 Pak fjale mbi historikun e DIE-s.

 DIE u krijua  pas përfundimit te misionit “Alba” ne Shqipëri, më 28 gusht 1997, në kuadrin e një Memorandumi Mirëkuptimi të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes Italiane dhe Shqiptare të asaj kohe. DIE u vendos ne ambientet e Hotel Tiranës. Komandant i parë i DIE ishte Gjeneral Brigade Luigi CANTONE – një ushtarak i përkushtuar dhe dinamik. DIE ishte njëkohësisht shprehje e gatishmërisë se  Qeverisë Italiane për të mbështetur Shqipërinë dhe në veçanti Forcat e Armatosura (FA) te  goditura rëndë nga ngjarjet e vitit 1997. Ne këto vite FA trashëguan një infrastrukture tërësisht te shkatërruar ne infrastrukture ne Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, mungese te theksuara logjistike, baze materiale teknike, transporti, xhenio, shëndetësi etj. Aktiviteti i DIE nis njëkohësisht me ndihmën e afruar nga vende anëtare te NATO-s si SHBA, Turqi, Gjermani, Greqi, Holande, Norvegji (për Spitalin Ushtarak) e cili korrespondoi kundrejt një bashkëpunimi te shkëlqyer dhe efikas te Ministrisë se Mbrojtjes dhe strukturave vartëse te saj. DIE kishte mision mbështetjen e Forcave të Armatosura Shqiptare me ndihma por njëkohësisht dhe përshtatjen e strukturave të saj me standardet e ushtrive perëndimore të vendeve anëtare te NATO-s. Mbështetja përfshinte trajnimin e personelit ushtarak Shqiptar, si dhe dhënien e ndihmave me pajisje, mjete dhe materiale kryesisht ne transport, xhenio, shëndetësi, metrologji, kulture, mbrojtjen detare, ajrore, mbrojtjen civile, etj,

Bashkëpunimi u shtri edhe në fushën operacionale. Do të ishte edhe kontributi i DIE-s në arritjen e pjesëmarrjes së përbashkët me trupat italiane të misionit shqiptar ne Operacionet e Mbështetjes së Paqes (PSO), qe u kurorëzua me vendosjen e një kompanie në Afganistan në janar 2008.

 Ushtarake italiane te DIE ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave te Armatosura ne qendër Kryetari gjeneral major Salvatore GRAVANTE dhe Shefi i Shtabit te Përgjithshëm Gjeneral Lejtënant   Pëllumb Qazimi.

 Bashkëpunimi me DIE në fushën e mjekësisë ushtarake

 Kam pasur fatin që, në cilësinë e Drejtorit të Shëndetësisë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të ndjek nga afër kontributin e dhënë nga DIE në periudhën 1997-2006 në fushën shëndetësore. Ndihmat e palës italiane te koordinuara nga DIE u orientuan kryesisht ne Spitalin Ushtarak, në Mbrojtjen Civile por dhe ne njësitë dhe repartet e tjera te FA. Mbështetja nga DIE ne mjekësinë ushtarake ishte shumëplanëshe dhe me program te veçante, qe përfshinte ndihma ne aparatura dhe pajisje mjekësore, spitale të lëvizshëm fushorë, autoambulanca, kurim te ushtarakeve te sëmurë dhe familjareve te tyre ne Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak CELIO në Romë e në spitale te tjera te Italisë në jug apo ne veri te saj. Po kështu trajnimi i personelit mjekësor ushtarak ne Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak ne Rome ishte me mjaft përfitime dhe zë një numër te konsiderueshëm mjekesh, infermiere e teknike nga efektivat mjekësore ne Forcat e Armatosura. Gjate viteve 1997-2010 strukturat e mjekësisë ushtarake kane bashkëpunuar ngushtësisht me DIE ne drejtim te thithjes  dhe vënies ne pune te ndihmave shëndetësore, kualifikimeve te personelit te larte dhe te mesëm, ardhjes se eksperteve Italian për shëndetësinë, zhvillimin e seminareve e trajnimeve te personelit mjekësor. Trajnimet me personelin e Spitalit Ushtarak me teme “Identifikimi i viktimave ne shkatërrime dhe fatkeqësi natyrore dhe dhënia e ndihmës se pare” “higjiena dhe vaksinimet”, “terapitë me Oksigjen Hiperbarik”, etj, ishin mjaft të dobishme për t’u përafruar me standardet e kërkuara. Spitali fushor për Bazën e Mbrojtjes Civile ishte gjithashtu një projekt i rëndesishëm. Ai përfshinte ngritjen e një reparti shëndetësor dhe logjistik për shfrytëzimin e kapaciteteve te  një spitali te lëvizshëm – dhurate e forcave te armatosura te italiane, i cili do të ndikonte jo vetëm në  performancën  e Forcave te Armatosura Shqiptare, por sidomos për të rritur mundësitë e ndërhyrjes ne favor te popullatës civile ne raste fatkeqësish publike, qe dhe ky projekt u realizua  ne bashkëpunim me specialistet e DIE. Projekti me Spitalin Ushtarak Qendror Universitar mundësoi pajisjen me aparatura mjekësore, materiale mjekimi, materiale hotelerie, si dhe përmirësime infrastrukturore brenda këtij institucioni. Projekt i rëndësishëm ishte ai për instalimin dhe funksionimin e “Telemedicines” për shkëmbim informacioni mjekësor dhe konsultave mjekësore, i cili u krye fillimisht ne kliniken “At Luigi Monti” ne interes edhe te mjekësisë civile ne Tirane e me perspektiven për transferimin e saj te mëvonshëm ne Spitalin Ushtarak. Bashkëpunimi me DIE  ne komunikim ishte i dobishëm për njohjen nga afër me organizimin e shërbimeve respektive të të dyja vendeve. Për këtë u diskutuan projekte për bashkëpunim me interes për te dyja palët. Vizitat e ndërsjella te delegacioneve te niveleve te larta hapën perspektiva ne bashkëpunim ne fusha me interes reciprok, të cilat, krahas bashkëpunimit dhe ndihmës edhe me shërbime te tjera te vendeve anëtare te NATO-s, kontribuuan për rritjen e performances së mjekësisë ushtarake Shqiptare. Nga këndvështrimi im për shkak te detyrës dhe atyre qe kam përjetuar vete ne jo pak vite e sa u tha pjesërisht me sipër, e gjej të natyrshme e të domosdoshme të shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e larte për mbështetjen qe Ushtria Italiane nëpërmjet DIE i ka ofruar shërbimit tone mjekësor te FA. Marrëdhëniet midis popujve janë shumë më shumë sesa ndihmat, edhe pse këto kanë vlerën e tyre, qoftë edhe monetare. Mbase thënia në Bibël se “nuk ka rendësi sa jep, por sa dashuri shpreh ne atë qe jep” do të ishte pikërisht ajo ç’ka do të doja të vija në dukje për kontributin e ushtarakeve italiane të DIE-s.

 ***

 Në përfundim, nëse do t’i hedhesh një sy punës 16-vjeçare te DIE ne Shqipëri, në tërë këto vite ajo ne këndvështrimin tim ka qene shume e suksesshme dhe përgjithësisht në rritje. Dëshmues dhe njohës nga afër i këtij kontributi, nuk mund të mos vë në dukje që edhe pala jonë do te duhet të kishte kujdesin dhe vëmendjen e duhur që të ngrihej në nivelin e ndërsjellët të standardeve, aftësive dhe disponimit të palës italiane për te mbajtur afër dhe përfituar edhe më shumë nga prezenca e këtij organizmi ushtarak. Sikurse është e njohur, pranimi i vendit tone ne NATO ku Forcat e Armatosura patën rolin e tyre domethënës në saj të performancës pozitive të përftuar edhe nga mbështetja, ndihma e kontributi i vendeve aleate të NATO-s, nuk do te thotë se ka përfunduar edhe procesi i integrimit të plotë në Aleancë. Ne gjithnjë do të kemi  nevoja për të rritur standardet qe kërkon NATO, sepse edhe vetë vendet e NATO-s dhe NATO-ja si e tërë janë në zhvillim e në kërkim standardesh të reja. Mjafton të përmendim me këtë rast iniciativën  “Smart Defense”. Prandaj, partneriteti dhe bashkëpunimi dypalësh e shumëpalësh do te jene te nevojshëm edhe ne te ardhmen.  Prania e DIE ne Shqipëri mbetet një moment i rëndësishëm për ecurinë e rritjes së FA dhe zhvillimit pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe ne bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Italisë. Ajo është një bazë e fuqishme që ne te ardhmen të zhvillohen marrëdhënie edhe më dinamike si dy vende fqinje dhe aleate. Ndjehem i obliguar të shpreh edhe një herë përmes këtij shkrimi mirënjohjen dhe respektin për të gjithë ata ushtarake italiane te DIE qe shërbyen ne Shqipëri, qe ndihmuan e kontribuuan për fuqizimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe ne, veçanti, për mjekësinë ushtarake, duke filluar me ata që e themeluan DIE: Gjeneral Brigade Luigi CANTONE, Gjeneral Brigade Klaudio ANGELELLI, Gjeneral Major Salvatore GRAVANTE, Kolonel GARRO (më vonë Gjeneral Brigade), Nënkolonel Aldo TENISCI, te pasuar nga Gjeneral Brigade Aldo PICCOTTI, Kolonel Diego Regali, Kolonel Massimo Pellegrini,  nënkolonelët Giovani Dessena, Antonio Musolino, Marcelo Merlino, kapiten av.Emanuele Ferretti, mikun e mjekësisë te ndjerin major Giancarlo Simola dhe shume te tjerë te gjithëve atyre qe kane shërbyer pranë DIE qe unë me koleget e mijë kemi pasur rastin te bashkëpunojmë. Kërkoj ndjese për mos përmendjen e te gjithëve ne këtë shkrim. Përkthyesit tanë të talentuar Genci Mema, Suela Nurishmi dhe Aria Qerama meritojnë gjithashtu respektin e ushtarakëve Shqiptarë duke u bërë pjesë e frytshme e këtij bashkëpunimi me DIE-n. Komandantet e njësive e reparteve në Forcat e Armatosura, drejtorë drejtorish në Ministrinë e Mbrojtjes e Spitalin Ushtarak, shefa shëndetësie, mjeke, infermiere, sanitare, etj, meritojnë gjithashtu mirënjohjen që u bënë pjesë e këtij bashkëpunimi të frytshëm.

 *Kolonel (R)