Disa koiçidenca në lidhje me plehrat

75
1. FCL Ambiente, kompani italiane, fiton në vitin 2014 tenderin për landfillin e Disles në Maqedoni, edhe pse nuk kishte eksperiencë dhe përballe kishte dy kompani të specializuara, njëra gjermane dhe tjetra austriake. Një artikull investigativ i BIRN dyshoi për lidhje mafioze.
2. Në shkurt të vitit të kaluar Komuna e Barit nënshkruan marrveshje me FCL Ambiente për të eksportuar drejt Maqedonise të gjitha plehrat e zones. 
3. Plehrat e Italisë do të kalonin sipas marrveshjes tranzit në Shqipëri.
4. Në të njëjtën periudhe fillon në Shqipëri lobimi për ligjin e importit të plehrave. Protagonist Eduard Shalsi. Djali i tij i xhaxhait drejtor i Portit te Durresit.
5. Paralelisht në të njejtën përiudhe qeveria fillon studimet dhe përgatit VKM për ngritjen e 3 inceneratoreve, në Fier, Elbasan dhe Korçe. 
6. Në të njëjtën përiudhe në Tiranë vjen një firme italiane dhe merr me koncesion landfillin e Sharres.
7. Vitin e kaluar ka patur më shumë kontejnere nga porti i Gioia di Tauro drejt Shqiperise. Plot 24.816.
8. Për të njëjtën përiudhë del lajmi se në Shqipëri kanë humbur 1300 kontejnere me plehra.
Papritur e papandehur në mes të vitit 2016, mbas firmosjes së marrveshjes mes FCL Ambiente dhe Komunës së Barit, qeveria shqiptare shpenzon disa muaj duke tentuar që të rregullojë infrastrukturen ligjore dhe fizike për të akomoduar plehra nga jashte. Edhe pse e dinte se merrte kosto politike, Rama nuk u kursye duke i dalë në ballë vetë kesaj fushate. E sigurtë që nuk po e bënte për të mirën e vendit, e as po e bënte për të mirën e industrise së riciklimit. Arsyeja e vertetë qëndron mes kontejnerëve që kanë ardhur nga Gioia di Tauro dhe në dokumentat që po administron prokuroria. 
Uroj që njëherë të vetme kjo prokurori të mos zhgënjejë.
*marrë nga statusi i Besjan Pesha, besoj s’ka shkelje copyright-i 😉