DETAJE/ Viktima dhe i riu i plagosur në një tavolinë në lokal, autori qëlloi me armë nga një automjet në ecje

523
Sigal

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Elbasan, ku një 23-vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Ngjarja ndodhi në fshatin Përparim të Elbasanit.

Dy të rinjtë kanë qenë në një lokal buzë rrugës Elbasan-Peqin, kur janë qëlluar nga jashtë nga një person që ishte në automjet në lëvizje.

Për pasojë nga të shtënat u plagosën 23-vjeçari dhe një 21-vjeçar, ndërkohë që Anti Zylyfi humbi jetën rrugës për në spital, pasi kishte marre nje plumb ne koke dhe kembe. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.