Deri në datën 21 plotësohet formulari A3

133

Prej datës 19 shtator ka nisur plotësimi i formularit A3. Maturantët që nuk fituan asnjë program studimi në raundin e parë mund të aplikojnë përmes këtij formulari. Fituesit do të shpallen më 27 shtator.

Maturantët që gjatë raundit të parë nuk e gjetën veten fitues në programet e studimit për të cilat aplikuan kanë një tjetër mundësi. Prej datës 19 shtator ka nisur plotësimi online i formularit A3.

Fituesit do të shpallen në datën 27 shtator ndërsa Drejtori i Rrjetit Akademik Arjan Xhelaj njofton se raundi i dytë i regjistrimeve nis 3 ditë më vonë dhe përbëhet nga 5 faza.

Degët më të kërkuara si mjekësi, infermieri apo arkitekturë nuk do të kenë asnjë kuotë të lirë në raundin e dytë, por maturantët kanë mundësi në programe të tjera studimi. Për ata që nuk do të arrijnë të zënë një vend në auditor as këtë herë një shans i fundit do të jetë në muajin tetor.