Denoncimi te Berisha/ “Tepelena është mbushur me kanabis, mbrohen nga kryetari i Bashkisë”

615
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin i cili prezantohet si oficer policie, duke pretenduar se Tepelena është e mbushur me kanabis dhe se parcelat mbrohet nga kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

Sipas tij, para tre ditësh janë asgjësuar 17 mijë rrënjë kanabis por policia raportoi vetëm 300 rrënjë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi dr., jam polic i antidrogës Tepelena është e mbushur me parcela kanabisi ,para tre ditësh policia në Tepelene ka asgjësuar 17 mijë rrënjë kanabis  dhe ka bërë njoftim për shtyp për 300 rrënjë , e gjithë sasia është e Termet Pecit. Nga burim i sigurtë është e gjithë zona e Tepelenës është plotë me parcela në mbrojtje nga Termet Peci. Kjo situatë sipas informacioneve është në gjithë territorin e Shqipërisë.