Debati mes Çlirim Gjata dhe Rudina Hajdari: Moj vajzë, ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd

704
Sigal

Deputetja Rudina Hajdari dhe sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, të ftuar në “Open” në Top-Channel, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë diskutimeve për situatën politike në vend.

Teksa kanë replikuar me njëri-tjetrin, Hajdari është shprehur; “më vjen keq me parafolësin që nuk ka respekt për zonjat dhe nuk mbante mend mbiemrin tim”.

Por, i menjëhershëm ka qenar reagimi i Gjatës, duke i thënë deputetes se ajo duhet ta meritojë mbiemrin që mban.

“Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd”,-ka thënë Gjata.

Reagimi i Gjatës ka bërë që Hajdari të kundërpërgjigjet.

“Kush je ti? Me çfarë pozicioni flet? Je gjykatës ti që më gjykon mua, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde?…”, deklaroi deputetja Hajdari.