Oerd Bylykbashi: KQZ nuk e ka për detyrë të mbrojë PS por interesin publik

615
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Partia Demokratike monitoroi ditën e zgjedhjeve, madje numëroi të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë proces, gjë e cila nuk korrespondon me shifrat e fryra nga mazhoranca.

Më tej Bylykbashi tregoi se kutitë e votimit u mbushën nga komisionerët e PS. Sipas Bylykbashit qeveria organizoi zgjedhje për veten dhe jo për qytetarët.

Bylykbashi tha se instalimi i regjimit të Ramës ka nisur me Reformën territoriale më pas me kapjen e reformës në drejtësi.

“Vota në kuti ka plotë, janë mbushur, ne kemi prova, pamje filmike. Partia Demokratike ka lënë grup vëzhguesish për 12 orë rresht për të numëruar çdo votues, kemi 2500 votues më shumë se numri realë.

KQZ nuk e ka për detyrë të mbrojë PS por interesin publik. Çfarë është KQZ dhe jo Denar Biba?

Glover tha: “Unë do bëj pyetje zgjedhjet janë për zgjedhësit apo për politikanët?” Unë mendoj se janë për zgjedhësit. Qeveria vazhdoi të koordinonte zgjedhjet pa opozitën, i organizoi zgjedhjet për veten jo për zgjedhësit.

E thotë raporti i ODHIR, është dhunuar administrata, i kanë marrë me zor për të votuar, na kanë thënë edhe neve “çfarë të bëjmë duan të votojmë me detyrim, na kërcënojnë se do të na heqin nga puna.”

Opozita nuk i njeh këto zgjedhje sepse janë votime të paligjshme. Ka një dekret nga presidenti për zgjedhjet, edhe ODHIR-i tha se mund të diskutohet vetëm nga gjykata kushtetuese.

Ndërsa sot kemi ardhur tek debati a na duhet më kjo KQZ apo jo?

Rruga e regjimit nisi kur Rama ngriti flamurin e reformës territoriale, më pas vazhdoi me kapjen e reformës në drejtësi, ndërkohë po bie sistemi i drejtësisë, shqiptarët duan drejtësi ndërkohë kur ne nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese.

Ka një gjë që vret politikën, kjo është mungesa e zgjedhjeve,”– tregoi Bylykbashi.