Çudi me ligjin e Vetingut/ “Familjar” me shtetarin, vetëm personi që banon mbi… 120 ditë në një qytet me të!

532
Sigal

Çudirat ligjore e shtetërore shqiptare nuk kanë fund dhe
duken aq hapur që janë marifete e skenarë për të mbrojtur edhe me ligj veten
dhe pasuritë e vjedhura gjatë sundimit në politikë e pushtet, sa nuk quhen më çudira,
por krim legjislativ e ekzekutiv, për të fshehur krimet e bëra prej tyre e prej
familjarëve të tyre. Një ligj i tillë është publikuar në “Fletore Zyrtare” nr.
194, datë 20 tetor 2016. Është fjala për Ligjin Nr. 95/2016, datë 06. 10. 2016
me objekt “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Çfarë përcakton ky ligj? Sipas nenit 3,
familjarë të shtetarëve e politikanëve që hetohen nga ligji për korrupsion dhe
krim të organizuar, quhen vetëm ata që banojnë mbi 120 ditë në një vendbanim me
ta! Mirëpo, ata duke ditur këtë ligj, jetojnë në të njëjtin vendbanim me
familjarët e tyre shtetarë e politikanë vetëm… 120, 119, 190 e 170 ditë dhe
jo mbi 120 ditë siç e përcakton ligji! Ja përcaktimi i plotë i nenit nr. 3, të
Ligjit Nr. 95/2016, datë 06. 10. 2016: 
“Termi “Anëtar i afërt i familjes”, nënkupton
bashkëshortin/bashkëshorten, fëmijët mbi 18 vjeç dhe çdo person të lidhur nga
gjaku apo martesa, i cili banon më shumë se 120 ditë në vit në të njëjtin
vendbanim”.