Cilët janë qytetet e Shqipërisë që kanë rezerva të pasura ari, argjendi e mineralesh të tjera?

1346
Sigal

Kreshnik KUÇAJ

Studimi i vitit 1941 i gjeologut të parë shqiptar

Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e gjeologëve të huaj. Në fillim të shekullit të kaluar, janë të shumta ekspeditat e gjeologëve italianë, austriakë apo hungarezë që kanë bërë studime serioze për rezervat minerare të Shqipërisë. Por nuk janë vetëm studimet e gjeologëve të huaj që kanë shërbyer për të vlerësuar burimet minerare të vendit. Një ndër gjeologët e parë shqiptarë ishte, Injac Ndojaj. Ai lindi në vitin 1913, në Shkodër dhe u nda nga jeta, në vitin 1993. Ndojaj konsiderohet si gjeologu i parë shqiptar. Në vitin 1936 ai ndoqi studimet e larta në Universitetin Mbretëror të Torinos, në Itali dhe në vitin 1940 do të diplomohej në degën e Shkencave të Natyrës. Teza e tij e diplomës do të ishte një studim për pasuritë minerare të Pukës. Ndojaj ishte një njeri aktiv edhe në shtypin e kohës ku do të publikonte studimet e tij që merrnin në konsideratë edhe studimet e mëparshme të kryera nga gjeologët e huaj. Një prej studimeve të tij për pasuritë minerare të Shqipërisë do të botohej në revistën “Hylli i Dritës”, në vitin 1941.

Vendet ku gjenden rezervat minerale në Shqipëri

Ari: Kamenica, Miliska, Iballë

Argjend: Fier, Shkodër

Nikel: Roshanjë (Korçë)

Zhiva: Mirditë, Krujë

Arseniku: Koman,

Squfur: Kerqishtë (Dibër), Mirditë, Pukë

Hekuri: Korçë

Gipsi: Vlorë, Kavajë