Analiza e përmbarimit – Vasili vlerëson një udhëzim të ish-ministrit Manjani

601
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vlerësuar një nga udhëzimet e paraardhësit të tij, Ylli Manjani që ka të bëjë me udhëzimin për banesat e plera që përmbarimi mos i bllokonte për shkak të borxheve që kishte ndërtuesi.

Në analizën e vjetore të shërbimit përmbarimor, Vasili tha se ai udhëzim është në shërbim të qytetarëve.

Vasili: Është vendi për të risjellë në vëmendjen tuaj dhe udhëzimin e drejtë të ish-ministrit Manjani lidhur me procedurat ligjore për banesat e blera dhe të porositura nga qytetarët për të mos u bllokuar pa të drejtë nga shërbimi përmbarimor për shkak të borxhit të ndërtuesit. Kjo masë ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe i ka bërë ata të ndihen shumë mirë, pasi vlerësimi e tyre ka qenë në raport me paratë që ata kishin paguar. Pra kur ata kishin paguar sic duhet detyrimet e tyre nuk kishin pse të penalizoheshin për shkak se një ndërtues kishte akumuluar borxhe.
Sigal