Çfarë ka rezervuar moti? Sinoptikanët: Diell dhe rritje temperaturash, por pas datës 20…

555
Shiu dhe bora duket se ia kanë lënë radhën diellit të paktën për disa ditë, pavarësisht se i ftohti do vijojë të jetë prezent.
Që në orët e para të ditës së premte, siç parashikon edhe Meteoalb kthjellimet dominojnë të gjithë territorin shqiptar.
Por këtyre ditëve me diell dhe temperaturave pak pa prekur zeron do të duhet t’ju gëzohemi deri në datë 20, kur edhe parashikohen sërish temperatura të ulëta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të mëngjesit por rritje prej të paktën 3°C, do të shënojnë vlerat termike të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.

Sigal