BSPSH, heshtje për plagosjen e minatorit në Bulqizë, alarm për operacionin 100 mijë USD të “beut” Gëzim Kalaja!

181

 Dritan PRISKA

 

Vetëm 24 orë më parë, në galeritë e Minierës së Kromit në Bulqizë u plagos
rëndë gjatë punës minatori 28-vjeçar Artan Gjeka, për shkak të rënies së një
masivi shkëmbor. Gazeta “Telegraf” e publikoi lajmin dhe i uroi shërim të
shpejt minatorit, administratorët e minierës morën masa të shpejta dhe e nisën
me urgjencë minatorin në Spitalin e Traumës në Tiranë, shteti mbështeti me mundësitë
e tij për të shpëtuar jetën e minatorit. Të vetmit që nuk “hapën gojën”, që nuk
vepruan, që nuk e luajtën “menderen” nga kolltuku, madje që as nuk uruan familjarët
për shpëtim të jetës së minatorit, ishin krerët e Sindikatës së Pavarur të
Minatorëve të Shqipërisë, me president të përjetshëm, “beun” Gëzim Kalaja. Dje
telefonuam në BSPSH-në e komanduar nga Gëzim Kalaja, që njëherazi është strehë
e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë të komanduar po nga Gëzim
Kalaja dhe strehë e ndërmarrjes shtetërore skrap “Alb-Miniera” (vetëm në Shqipëri
ndodh që sindikata i jep zyra punëdhënësit shtet. Pyetëm, për të mësuar diçka
lidhur me qëndrimin e kësaj sindikate ndaj plagosjes së minatorit të Bulqizës.
Na thanë, se BSPSH dhe sindikata e pavarur e minatorëve dhe personalisht “udhëheqës
i të dyjave zoti Gëzim Kalaja “nuk e kanë pasur mendjen tek plagosja e
minatorit të Bulqizës, mbasi presidenti Kalaja sapo ishte kthyer nga një
kontroll mjekësor të zemrës, të bërë jashtë shtetit dhe nuk duhej shqetësuar mbasi
është shumë i ndjeshëm ndaj halleve dhe jetës së minatorëve!? Që udhëheqësit e
shquar të sindikatave nuk duhen shqetësuar, jo thjesht për shkak të moshës mbi
70 vjeçare që kanë, por për të mirën e mbrojtjes së të drejtave të punonjësve,
kjo është praktikë për gjithë udhëheqësit e botës, detyrimisht edhe për
kryesindikalistin Gëzim Kalaja. Por është e turpshme dhe antinjerëzore, që
sjellja shpërfillëse ndaj jetës së minatorëve skllevër të mafies së minierave ku
bën pjesë edhe klika “Kalaja”, të shkojë deri në atë derexhe, sa të mos shqetësohet
për plagosjen e rëndë të një minatori, anëtar i sindikatës, të cilët batakçinjtë
e sindikatës “Kalaja”, në pazar me koncesionarët e minierës i zhvatin me dhunë,
kuotë financiare sindikale nga paga mujore! Që gëzim kalja ka bërë trajtim special mjekësor kardiologjik jashtë
shtetit me vlerë 100 mijë dollarë nga të ardhurat e sindikatës, kjo dihet. Por
që të mos luajë “menderen” as kur vritet apo plagoset një minator djalë i ri në
minierë, i cili mbijeton familjarisht me varfëri ekstreme, kjo është antinjerëzore
dhe minatorët duhet ta kthejnë këtë turp, në moto të përzënies me daulle të
“agallarëve, qehajallarëve dhe Mon-Kukaleshëve” të sindikatë-skorjes “Kalaja”!