Krimi i pasionit/ Ja si e kujton personazhi publik Drinin që vrau veten dhe të dashurën

483
Krimi që ndodhi pak ditë më parë në Fier padyshim që la një jehonë të rëndë për shkak të vetë rrjedhës së ngjarjes. Drini Dervenit, autori i dyshuar i krimit të dyfishtë ku vrau të dashurën Ermira Arapi Dushi dhe më pas vetën, rezulton të ishte mik i një personazhi publik.
Mediat zbuluan çdo detaj në lidhje me historinë e tyre të dashurisë dhe se personat në fjalë kishin qenë të dy të martuar dhe me fëmijë. Detaje të natyrave nga më të ndryshme po shkruhen në lidhje me këtë ngjarje. Ajo që rezultoi tashmë është se autori i krimit Drini Derveni kishte qenë mik i Ilir Zeqirit, ish banor i Big Brother Albania.
Përtej asaj çfarë është thënë në media për mikun e tij, Iliri tregon se Drini nuk i bënte askujt asgjë, duke kujtuar disa momente me të dhe duke kërkuar ndjesë publike që nuk kishte mundur të ishte në varrimin e tij.
Statusi i plotë
“R.I.P Drini Derveni. Do kujtojmë me lot në sy festën te shtëpia që ngritëm lagjen në këmbë. Ndodhinë me profesor Bert Toskën. Mbrëmjen e maturës e telljet me duart e Nik Topuzit e shumë e shumë të tjera. Më vjen keq që nuk të erdha në funeral miku im dhe si nuk erdhi kurrë ajo telefonatë për birra në Tiranë. Të qoftë dheu i lehtë dhe tu kesh lën uratën Betës dhe vajzave. Lamtumirë mik.”, shkruan Iliri në Facebook.
Ndërkohë në një postim të dytë në Facebook, Iliri shpjegon faktin që akoma i duket e pabesueshme që miku i tij ka marrë dy jetë njerëzore.
“R.I.P Drini. Nuk më besohet o Drino. Ti s’do i kishe bërë kurrë keq hasmit jo më dikë që e vlerësoje. Të qoftë dheu i lehtë miku ynë. Do të mbahesh mënd gjatë”, shkruan ai.
Sigal