Braçe: Paguani dritat, ja se si kthehen në favorin tuaj

83
TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste në Divjak Erion Braçe, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë publike linjën e re të energjisë elektrike në këtë zonë.
Sipas Braçes ky është investimi i parë në këtë sektor pas 30 viteve. Më tej Braçe i ka bërë apel qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike sepse të ardhurat do të investohen në favor të tyre.
“Në punë: energjia!! Linja e re e furnizimit me energji të Divjakës, qytetit dhe fshatrave Xeng e Mize! Pas 30 vitesh një investim i ri, shoqëruar dhe me tre kabina të reja në zonën më të populluar. Shpejt furnizim pa ndërprerje dhe te pavarur nga defektet përmes dy linjave. Ja pra; pagesa e energjisë shpërblehet!!”, – shkruan Braçe