Si bëhet njohja e diplomave profesionale e universitare në Itali dhe Greqi

    1787
    Janë mbi 24 mijë studentë shqiptarë që kanë mbaruar studimet në Itali (Greqi) apo banojnë aty me familjen. Për të gjithë ata që kanë mbaruar studimet në Shqipëri, punësimi mbetet enigmë. Të gjithë ata, do të donin të dinin, se çfarë duhet të bëjnë që ato diploma të kenë vlerë edhe në Itali (Greqi)?

    – Titujt e studimit e marrë jashtë, nuk kanë vlerë ligjore në Itali, me përjashtim të rasteve, kur ekzistojnë Konventa Ndërkombëtare ose kur janë marrë pranë shkollave të njohura nga Shteti italian. Procedura që duhet ndjekur ndryshon në bazë të motivit, për të cilin kërkohet njohja e titullit të studimit:
    • Për të vazhduar në Itali studimet e larta ose pasuniversitare si doktoraturë e master;
    • Për të ushtruar profesionin (inxhinier, arkitekt, ekonomist etj.).

    Në të gjitha rastet nevojitet përkthimi zyrtar i diplomës së studimit, që do të kërkohet të njihet e që duhet çuar në konsullatën italiane, në vendin ku është lëshuar diploma për të marrë të ashtuquajturën “deklaratën e vlerës në vend”, në italisht “Dichiarazione di valore in loco”, (në përfaqësitë italiane ka zyra të posaçme për studentët) i cili më pas duhet legalizuar me vulën apostile. Mund të qëllojë që, kur kërkohet njohja e diplomës pranë zyrës kompetente duke paraqitur “deklaratën e vlerës” dhe dokumentacionin që dëshmon provimet e mbrojtura, të interesuarit, t’i kërkohet të bëjë disa provime plotësuese. Nëse kërkohet njohja për të vazhduar shkollën e mesme në Itali, i interesuari duhet t’i drejtohet Zyrës shkollore të provincës.
    Nëse kërkohet njohja për ndjekjen e një kursi universitar, pasuniversitar të një masteri apo të një doktorature, duhet t’i drejtohet sekretarisë së studentëve të Universitetit të zgjedhur. Në kuadrin e autonomisë, janë vetë universitetet që vendosin për njohjen e titujve të huaja të studimeve.
    Kërkesës, që i drejtohet Rektorit të Universitetit, i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtëm:

    • Diploma e pjekurisë̈ e përkthyer, e legalizuar dhe me “deklaratën e vlerës” të lëshuar nga përfaqësia konsullore italiane në vendin ku është lëshuar titulli i studimit;
    • diploma universitare, e përkthyer, e legalizuar dhe me “deklaratën e vlerës” të lëshuar nga përfaqësia konsullore italiane në vendin ku është lëshuar titulli i studimit;
    • certifikatë e provimeve universitare, e përkthyer, e legalizuar dhe e autentifikuar nga konsullata italiane;
    • programi i studimeve për çdo provim të dhënë i përkthyer, i legalizuar dhe i autentifikuar nga konsullata italiane;
    • fotokopje e lejeqëndrimit.

    Autoritetet e universitetit që e marrin në shqyrtim mund të konsiderojnë kursin e studimeve të barasvlershëm me të vetin dhe të njohin të gjitha provimet ose të njohin diplomën pjesërisht e të kërkojnë kërkojnë dhënien e disa provimeve plotësuese për njohjen e titullit. Njohja e titullit profesional për qëllime pune Në rastin kur njohja e titullit bëhet për të ushtruar profesionin në Itali, i interesuari duhet të paraqesë kërkesë njohjeje pranë ministrisë kompetente. Për shembull, për profesionet e sektorit të mjekësisë është kompetente ministria e Shëndetësisë, për profesione si avokat, llogaritar, biolog, kimist, agronom, gjeolog, inxhinier, psikolog, konsulent pune, gjeometër, gazetar, punonjës i kualifikuar në bujqësi dhe industri, ministria e Drejtësisë. Listën e plotë të ministrive kompetente për profesionet e gjeni në këtë faqe të ministrisë së Universitetit. Nëse dokumentacioni është i saktë dhe i plotë, ministria kompetente, me një dekret që botohet në Gazetën Zyrtare italiane, do të njohë titullin. Pas njohjes, i huaji mund të regjistrohet në Urdhrin profesional, nëse ekziston një i tillë për profesionin që dëshiron të ushtrojë. Në disa raste, mund të parashikohen sidoqoftë plotësime për njohjen e plotë të titullit ose periudha praktike pune.
    Sigal