Bllokohet 26 ton mish pule me salmonelë

254
Bllokohen 26 ton mish pule nga Brazili. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kjo sasi ka hyrë në vendin tonë më 3 maj dhe pasi iu nënshtrua analizave pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë rezultoi te ishte me salmonelë.
AKU njoftoi se sasia e mishit të pulës ishte bllokuar në portin e Durrësit dhe nuk u hodh në tregun vendas. 
Zyrtarë të AKU sqaruan se çfarë do të bëhet me këtë sasi mishi që rezultoi me salmonelë. Ata thanë se firma importuese AMG duhet ta kthejë atë brenda 72 orësh nga vendi nga është importuar. Në rast të kundërt institucioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit së bashku me specialist të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do e asgjësojnë përmes groposjes.
Pas skandalit që tronditi një pjesë të mirë të vendeve të Europës, të botuar nga revista “The Economist” për mishin e kalbur që importohet nga Brazili, para dy muajsh , Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi të gjitha importet që hyjnë nga ky shtet në Shqipëri.
Gjatë vitit 2016-të Shqipëria importoi 38 mijë tonë mish nga Brazili.