Bien gurë në rrugën Librazhd-Elbasan, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

439
Sigal

Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.

Masive dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

Moti i keq i ditës së mërkurë ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare