Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit

86
Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Pas ditëve të agjërimit,lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kur’anit, mijëra besimtarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar si çdovit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut. Para faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër, pjesë e të cilit ishin tekbire, salavate dhe ilahi.Programi ka filluar me fjalën më të bukur, me këndimin e një pjese nga Kur’ani Famë lartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, z. Elton Karaj. 
Ceremonia ka vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman tëShqipërisë, z. Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarëtkudo që ndodhen, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresëne madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhesakrificën tonë. “Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment ilartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që ështëedhe qëllimi final për çdo besimtar. Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, qëZoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemisë bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhekonflikteve anë e mbanë globit”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.
Ndërsa nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu, në ligjëratën e tij tha se ne vijmë në këtë festë të madhe pas një Muaji të Bekuar. “Ky Bajram na ka mbledhur këtu për të përjetuar dhe ndarë mirësitë e kësaj feste tëmadhe. Vijmë në këtë festë pas një Muaji të Bekuar. Një muaj ku brenda tij ndodhet Natae Kadrit, nata ku zbriti Kur’ani Famëlartë. Me anë të këtij libri njerëzit udhëzohen nërrugën e drejtë. Në këtë muaj që kaluam Zoti na bërë të kujtohemi për të varfrit, tëzgjasim dorën ndaj njerëzve në nevojë e të jemi më të drejtë”, theksoi z. SpahiuFalja e Namazit të Fitër Bajramit u drejtua nga Kryetari Komunitetit Mysliman z.Skender Bruçaj, më pas besimtarët dëgjuan hytben e mbajtur nga Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra.
“Në këtë sofër bujare të Bajramit gjithsecili ka ardhur për të plotësuar këshillën eprofetit. Të gjithë të vrapojmë për të gëzuar një zemër, për të gëzuar një shpirt, qoftë njëtë afërmi apo një njeriu tjetër. Besimtarët janë besnikë të vendit të tyre. Ata i shërbejnëvendit si në rrafshin fetar ashtu edhe në rrafshin shoqëror e kulturor. Këto festamadhështore na rikujtojnë edhe njëherë virtytet dhe vlerat e larta të dinjitetit njerëzor”,tha myftiu Gurra.
Ndërsa moderatori i programit Oltion Kola, u shpreh se sot ka festë brenda nesh, ne shtëpitë tona, në ketë shesh e më gjerë sot festojmë Fitër Bajrami këtë Bajram të madh që i bën të gjithë të gëzuar, për vetë faktin se Krijuesi i botëve i ka caktuar të tilla këto ditë. Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janëpërshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite tëmadhe paqeje, mirësie e shpërblimi.