Bërtiti dhe u zhvesh në aeroport, shqiptari vdes në mënyrë misterioze

108
Një ngjarje e rëndë ka shokuar të gjithë të pranishmit në aeroportin e Milanos. 44-vjeçari shqiptar, i cili fillimisht shfaqi probleme, duke bërtitur në aeroport dhe pas disa minutash është zhveshur lakuriq. Mësohet se shqiptari, identiteti, i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij në momentin që ka nisur të kryeje veprime jo normale.
Menjëherë sapo punonjësit kanë parë reagimet e shqiptarit kanë thirrur policinë, e cila ka ndërhyrë, por ai ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë.
Ekipet e aeroportit njoftuan ambulancën, por ishte shumë vonë për shqiptarin, i cili humbi jetën pa pasur mundësi të transportohej në spital.
Ngjarja ka tmerruar qytetarët e pranishëm në aeroport, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e veprimeve dhe vdekjes së shqiptarit.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.