Bashkia e Tiranës publikon aktivitetet për “Natën e Bardhë”

105

Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën e
aktiviteteve që do të organizohen më 29 nëntor, të kthyer tashmë në traditë si
“Nata e Bardhë”.

29 nëntori, një natë e gjatë, ku qyteti dhe
institucionet e artit do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqjet, filmat
duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare  një event kulturor që e afron
Tiranën me shumë qytete evropiane.

” “Nata e Bardhë”, koncept i një përpjekjeje për të
sjellë artin  pranë njerëzve në hapësirat publike, me një qëllim për të
krijuar art  të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzur dialogun
dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin
në hapësirën publike. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e
komunitetit. Për një natë, hapësirat  e qytetit do të shndërrohen në
ekspozita të përkohshme arti “, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë së
kryeqytetit.

Ekspozita dhe Ngjyra

GKA do të jetë e hapur për publikun nga ora 18.00 –
02:00 .

GKA do të  prezantojë dy skulptura të artistit
bashkëkohor Eltjon Valle, i ftuar nga GKA.

Në këtë kuadër do të organizohet konferenca për
mediat në orën 12.00 te dates 29 nentor, ku do të jetë e pranishme edhe
kuratorja italiane Angela Madesani.

Publiku do të ketë mundësinë të vizitojë
 sallat e GKA me vepra të autorëve të traditës, të realizmit socialist, si
dhe pavijonin e ri me vizatime të artistëve shqiptarë.

Skena për fëmijët

Ekspozitë me punimet e fëmijëve në formën e një
instalacioni e cila do të jetë në Hollin e Teatrit, ora  09:00 – 21:00

Shfaqje me kukulla nga trupa e Teatrit të Kukullave
; ora 10:30 – 11:00

Koncert festiv me fëmijët e qendrës kombëtare të
kulturës për fëmijë: ora  11:00 – 12:30

Shfaqja e filmave vizatimor për fëmijë  nga
Kinemaja Shqiptare; ora 12:30 – 18:00

Shfaqja muzikale për fëmijë  “Rozi dhe Kopshti
magjik”; ora 18:00 – 19:00

“Nostalgjia e filmit për fëmijë : “Qyteti më i bukur
në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”.

 Ekspozita dhe Histori

Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar do të
hapet ekspozita me temë: “104-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”,
e cila zhvillohet si bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar me Qendrën
Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë. Në ekspozitë  prezantohen:
Pena historike e firmosjes së Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, flamuj
kombëtarë, bustet e disa prej anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,
vula të administratës së kohës, periodikë, materiale etnografike me simbole
kombëtare, fotografi origjinale të kohës, libra të kohës etj.

Në  Sallën UNESCO  do të transmetohen
gjatë ditës filma shqiptarë, me hyrje të lirë për të interesuarit.

Nata e Bardhë hap dyert edhe për Mozaikun e Tiranës,
i cili do të jetë i hapur për vizitorët.

“Skënderbeu” në  opera

Në skenen e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
do mund të ndiqni një nga krijimet më të bukura shqiptare, opera-n “Skënderbeu”
të Prenk Jakovës, interpretuar nga artistët lirikë të TKOB, ora 19:00

Filma shqiptare në Cineplex

Në kinematë Cineplex, TEG, Tiranë, përgjatë gjithë
orareve të datave 28 dhe 29 Nëntor 2016, mund të shihni filmat shqiptarë.

E hënë, 28 nëntor:

“Tomka dhe shokët e tij” ora 13:45

“Pritja” ora 14:30

“Gjoleka Djali i Abazit”  ora 15:45

“Anija” ora 17:45

“Nëntori i Dytë”  ora 20:00

“Krom” ora 22:00

E martë, 29 nëntor:

“Lindje Perëndim Lindje” ora 13:30