Ballshi pa drita, makina rrëzon shtyllën në tokë

633
Pasditen e sotme qyteti i Ballshit dhe zonat përreth mbetën pa energji elektrike për shkak të një aksidenti rrugor.
Sigal

Siç njofton OSHEE një makinë goditi një shtyllë të tensionit të mesëm duke lënë pa drita gjithë zonën.

Shkak u be dalja e një makine nga rruga duke goditur shtyllat e tensionit të mesëm në hyrje të N/Stacionit të Ballshit, me pasojë dëmtimin e dy fiderave.

Pas kallëzimit në polici ndaj drejtuesit te mjetit, OSHEE Rajoni Fier po punon për riparimin e dëmit.