Gëzuar Krishlindjet! Besimtarët katolik e ortodoksë festojnë sot lindjen e Krishtit

964
Krishti lindi! Besimtarët katolikë kremtuan në mesnatë nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë ardhjen në jetë të Jezusit, që shënon dhe festën më të madhe të kalendarit kristian.
Mesha e madhe u mbaj këtë vit, pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës u mbajt nga Monsinjor George Frendo, i cili u bëri thirrje besimtarëve të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia.
Në ceremoninë e lutjeve, përveç qytetarëve që ishin të shumtë në numër kishte edhe zyrtarë e politikanë.
Edhe besimtarët ortodoksë e festuan lindjen e Krishtit në orët e para të mëngjesit të sotëm në katedralen Ngjallja e Krishtit.
Mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kërkuar nga besimtarët të sjellim ndër mend vlerën e pakapërcyeshme të jetës.
Ndërkohë një ditë më parë uruan Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe Imzot Angela Massafra.


Redaksia e Gazetës Telegraf Ju Uron Gëzuar Krishlindjet!
Sigal