Arvizu-të rinjve: Edukimi ju bën qytetarë të vërtetë!

99

Konferenca “Modeli i Kombeve të Bashkuara”, Meta: Jemi shembull për tolerancën

Salla e Kuvendit të Shqipërisë hapi dyert për 121 gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria, pjesëmarrës në Konferencën e 5-të “Modeli i Kombeve të Bashkuara”. “Modeli i Kombeve të Bashkuara” është një simulim i një grupi të rinjsh, të cilët krijojnë ekipe që përfaqësojnë shkollat e tyre dhe angazhohen në veprimtari simuluese të forumeve të Kombeve të Bashkuara. Ceremonia u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrën e Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Korpusin e Paqes dhe Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta theksoi se, të rinjtë kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në promovimin e tolerancës, dialogut, në uljen e tensionit dhe konfliktualitetit.

“Më lejoni t’iu uroj punime të mbara të simulimit të forumeve të OKB-së, unë jam thellësisht i bindur se aktivitete të tilla do të nxisin edhe më shumë shpirtin e angazhimit politik në të ardhmen e gjeneratës suaj. Në një mënyrë apo në një tjetër politika dikton ende jetën e individëve në Shqipëri. Shpresoj dhe besoj që së shpejti ju do të diktoni me energji dhe idealizmin tuaj politikën në Shqipëri, për ta bërë atë më njerëzore dhe vetë demokracinë një instrument gjithnjë e më të përkryer në shërbimin tuaj dhe të zhvillimit të vendit tone”, tha z. Meta. Më tej, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se, Shqipëria dhe shqiptarët janë të dedikuar ndaj tolerancës, e kanë të hershme dhe do të jetë, gjithashtu, edhe baza e zhvillimit të tyre të shpejtë. “Ne jemi kombi që ka nxjerrë një shenjtore të tolerancës dhe të përkujdesjes ndaj njerëzimit ndaj njerëzve më të varfër, ndaj njerëzve më të dobët si Nënë Tereza. Ne jemi një komb, i cili ka një bashkëjetese të shkëlqyer dhe një tolerancë të jashtëzakonshme ndërmjet komunitetet të ndryshme dhe besimeve të ndryshme dhe është një shembull për të gjithë botën në këtë drejtim”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

 Aleksandër Arvizu

 “Vetëm përmes edukimit, të menduarit kritik dhe të mësuarit  mbi botën, jashtë kufijve të Shqipërisë, ju do të jeni qytetarë të vërtetë globalë”, deklaroi ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën sipas modelit të OKB-së, me pjesëmarrjen e të rinjve. Duke i konsideruar të rinjtë “investimin e ardhshëm të vendit”, ambasadori Arvizu tha se, Kombet e Bashkuara janë një organizatë shumë e larmishme dhe gjithëpërfshirëse, vendet e së cilës, “përfaqësojnë qytetarët e botës dhe gjithë spektrin e plotë të  sistemeve politike, ku disa janë shumë të hapur, disa shumë të mbyllur, kurse disa përfaqësojnë vende, ku demokracia është e rrënjosur”. Duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për të rinjtë, Arvizu i quajti ata me fat që kanë lindur në një kohë kur Shqipëria është një vend i lirë i botës. “Gjatë gjithë jetës suaj Shqipëria ka qenë një vend i lirë dhe nuk ka më kthim pas. Por, fatkeqësisht nuk mund të thuhet e njëjta për prindërit tuaj, pasi ata kanë jetuar në një regjim, që ndonëse ishte në OKB, ishte e kundërta mes vendeve të tjera, ose përfaqësonte një model për askënd, pasi Shqipëria e vjetër ishte një model për askënd. Por, fatmirësisht ajo kohë ka kaluar dhe sot është koha të shikojmë drejt së ardhmes, por, nëse njerëzit nuk janë të kujdesshëm, historia ka mënyrën e të përsëriturit të vetvetes”, theksoi ambasadori amerikan. Ai iu kujtoi të rinjve që të mos nënvleftësojnë kontributet që Kombet e Bashkuara kanë sjellë në vite dhe vazhdojnë të sjellin dhe sot. “Karta e OKB-së është fryma e kësaj organizate, ajo është një dokument që përfaqëson kulmin e një procesi që është themeli për paqen në botë dhe për bashkëjetesën. Kjo traditë duhet të vazhdohet me çdo kusht dhe e vetmja mënyrë për këtë  është që të rinjtë e kësaj bote, qofshin ata shqiptarë, amerikanë, sllovenë, rusë, iranianë, etj, pavarësisht ku ata jetojnë, e rëndësishme është që të rrokin ndryshimin dhe ta përdorin mirë këtë, të shfrytëzojnë përparimet e teknologjisë, të përmirësojnë arsimin e shëndetësinë, në mënyrë që të shkulin tej sëmundjet dhe të largojnë dallimet”, tha ndër të tjera ambasadori amerikan në fjalën e tij.

Nikolla: Modeli i Kombeve të Bashkuara e vendos shkollën në dimensionin natyral të saj

 Ministrja e Arsimit dhe e shkencës në fjalën e saj u shpreh se, është shumë i rëndësishëm promovimi i pjesëmarrjes së të rinjve nëpërmjet bashkëpunimit.

“Me anë të këtij modeli, të rinjve u krijohet mundësia për të punuar dhe për t’u argëtuar së bashku duke zhvilluar njohuritë e tyre, duke marrë përsipër role dhe situata të ndryshme të para nga një këndvështrim i ri. Të rinjtë kanë mundësinë për të kontribuar

drejt një të kuptuari të gjerë dhe aftësive për të krijuar dhe ruajtur situata paqësore, për të shprehur ide të rëndësishme në lidhje me të drejtat e njeriut dhe barazisë në shoqëri”, u shpreh ministrja Nikolla. “Komunikimi për të kapërcyer barrierat dhe ndasitë dhe krijimi i një platforme për bashkëveprim rajonal midis nxënësve, shkëmbimi i ideve për çështje të interesit global, çojnë drejt aftësimit për krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit për një demokraci të qëndrueshme dhe funksionale në rajon e më gjerë” nënvizoi ministrja. Sipas saj, modeli i ofruar nga ky projekt e vendos shkollën në dimensionin e saj më të natyrshëm: shkolla si vatra e edukimit, përvetësimit të parimeve dhe vlerave të botës demokratike. “Modeli i Kombeve të Bashkuara është një mjet për sigurimin e trajnimit për çështjet në marrëdhëniet ndërkombëtare, negocimin për paqe dhe zhvillim”, u shpreh Nikolla.

 MAS/ Ja 24 emrat që u bëhet njehsimi i diplomës

 Ministria e Arsimit ka publikuar listën e parë të diplomave të njehsuara për këtë vit. “Telegraf” ka zbardhur listën e emrave të personave që kanë aplikuar për t’ju njohur diploma, të cilën e kanë marrë jashtë shtetit. Njehsimi është një proces kompleks që mbështetet, ndër të tjera, në kritere të tilla si: niveli, kohëzgjatja, kreditet, cilësia, profili i programit të studimit, natyra e studimeve (raportet midis mësimdhënies dhe punës kërkimore), etj..

Përse duhet njohja e diplomave

Njohjen e diplomës së fituar në një institucion të huaj të arsimit të lartë ju mund ta përdorni, kur paraqiteni për t’u regjistruar në një program studimi në një institucion të arsimit të lartë (IAL) në Shqipëri, kur aplikoni për një vend pune apo thjesht për t’u qartësuar në lidhje me mundësitë për shkollim apo punësim përmes krahasimit me nivelet e sistemit shqiptar të arsimit të lartë. Pas njohjes akademike në MAS, ju duhet të drejtoheni pranë autoriteteve përkatëse kur kërkoni të ushtroni një profesion të rregulluar (si p.sh., mjek, farmacist, veteriner, arkitekt, etj). Kur synoni të ndiqni një program studimi në një IAL shqiptare, është institucioni përkatës ai që shqyrton kualifikimet tuaja në raport me kriteret e pranimit në programin përkatës.

Lista e emrave

1. Arjana Ademi

2. Besmir Lika

3. Dorjan Aliko

4. Elis Angoni

5. Erald Zerba

6. Erlin Kuci

7. Ermira Barkaneshi

8. Ervis Zafiri

9. Fabjola Sejdi

10. Giuseppe Speziale

11. Ingrid Postol

12. Inid Petromilo

13. Johan Dhembi

14. Jonian Molla

15. Julian Shllaku

16. Klaudia Beqari

17. Kliton Gjonce

18. Nexhmije Kajno

19. Nolian Papa

20. Olisa Porodini

21. Oresti Fetah

22. Redvis Mazi

23. Agron Aleksandros Demis

24. Rezar Aris Deveja