Aplikimet – Lexoni këto këshilla, pastaj vendosni për Lotarinë Amerikane

80

Gazeta Telegraf/

Para se te aplikoni  për Lotarinë Amerikane, duhet të shmangnin këto mashtrime, duke pasur në kokë këshillat më poshtë. 


Ambasada amerikane në Tiranë sqaron:



Në 4 Tetor Departamenti Amerikan
i Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për Lotarinë Amerikane (Diversity Visa
2018), i cili çdo vit vë në dispozicion deri në 55.000 viza emigruese për
njerëzit nga vendet me shkallë të ulët emigrimi në SHBA.

Për të gjithë ata që aplikojnë
për lotarinë, Ambasada Amerikane ka publikuar disa këshilla sesi të mos bëhen
pre e mashtrimeve të ndryshme. Për t’u regjistruar në programin “DV 2018” duket
përdorur vetëm faqja zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Ky aplikim mbyllet në 7 Nëntor
2016 në orën 18.00. Një proces i rastësishëm i përzgjedhjes do të përdoret për
të zgjedhur kandidatët që mund të vazhdojnë procesin e aplikimit.

Ndaj gjatë kësaj periudhe
aplikuesit duhet të kenë parasysh disa gjëra:

Së pari duhet të kenë kujdes nga
mesazhe në emailin e tyre personal që tregojnë se jeni shpallur fitues dhe
duhet të paguani një shumë parash, për të nisur me procedurat e mëtejshme.

Shiko që faqja të ketë adresën
“.gov”

Vetëm informacionet për vizë që
në fund të faqes së internetit kanë “.gov” është zyrtare e qeverisë së SHBA-së.
Çdo informacion tjetër, që vjen nga një adresë që nuk përfundon me “.gov”,
është e dyshuar. Nuk duhet të mashtoheni nga imazhet e flamurit të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, Shtëpisë së Bardhë apo Statujës së Lirisë. Çdo gjë në
internet që nuk përfundon me “.gov” është mashtrim.

Asnjëherë mos dërgoni para për
aplikimin për vizë

Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë
në programin e “DV 2018”. Tarifat për procesin e aplikimit i paguhen Ambasadës
Amerikane në momentin e intervistës kur ju shpalleni fitues nga aplikimi “DV
2018”. Kjo pagesë bëhet në ambasadë dhe qeveria e SHBA-së kurrë nuk do t’ju
kërkojë të dërgoni pagesa paraprakisht me çek apo transfertë bankare.

Ka vetëm një vend për të mësuar
statusin tuaj, online.

Aplikantët e lotarisë duhet të
kontrollojnë statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të DV
Entry në http://www.dvlottery.state.gov.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara
mund të dërgojë një email kujtesë, por nuk ju dërgon në postën tuaj elektronike
nëse jeni shpallur fitues apo jo. E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse jeni
përzgjedhur në këtë program aplikimi për vizë është duke bërë monitorimin e
faqes “status-check” në dvlottery.state.gov./