Anulimi i zgjedhjeve/ Bashkitë Mat e Kukës zbatojnë dekretin e Metës

136

Bashkia Mat dhe ajo e Kukësit nisin zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Bashkitë i kërkojnë KQZ-së lirimin e ambienteve të dedikuara për KZAZ-të. KQZ kishte nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit, por dekreti i kreut të shtetit e ka bërë të pavlefshme këtë datë.

Shkresat mbajnë firmat e kryebashkiakëve, përkatësisht Nezir Rizvani, kryetar i Bashkisë Mat dhe Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Në letrën e tij Rizvani i kërkon KQZ-së lirimin e menjëhershëm të ambienteve të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” në Burrel. Bashkitë kërkojnë gjithashtu largimin e listave të zgjedhësve të afishuara në ambientet e shkollave, prona të bashkive.

Shkresa e Bashkisë Mat drejtuar KQZ-së