Ambasadori gjerman fshikullon Pozitë-Opozitë

144
Fillimisht ambasadori gjerman ka folur për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, të cilat kulmuan edhe me vizitën e kancelares Merkel më 8 korrik 2015. Sipas tij Gjermania është donatori më i madh në bashkëpunimin dypalësh. Ekziston një bashkëpunim teknik i drejtuar nga GIZ që ka punësuar rreth 80 njerëz, me personel gjerman dhe staf lokal, që mbulon një spektër të gjerë, mes të cilave ndërmarrje të vogla dhe të mesme për aftësim profesional, mbrojtje e biodiversitetit, turizëm dhe mjaft fusha të tjera. Po ashtu, tha ambasadori gjerman, është shoqata tregtare gjermane DIHA që përfaqësohet nga 85 kompani shqiptaro-gjermane; veprojnë tre fondacione politike: Zyra e Fondacionit ‘Friedrich-Ebert’, Zyra e Fondacionit ‘Hans-Seidel’ dhe Zyra e Fondacionit ‘Konrad-Adenauer’, që punojnë për qeverisjen e mirë dhe reformën në drejtësisë. Jo më pak e rëndësishme është edhe qendra e kurseve të gjuhës gjermane, ndërsa ka një përkrahje të drejtpërdrejtë për mësimin e gjermanishtes në universitetet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës. Të efektshme kanë qenë, sipas ambasadorit gjerman, edhe mësimi i gjuhës gjermane në gjimnazin “Sami Frashëri”, dhënia e mjaft bursave nga agjencitë e ndryshme dhe institucionet gjermane akademike të shkëmbimit, organizimi i “October Fest”, etj.
Marrëdhëniet me sektorin privat
Marrëdhëniet e sektorit privat nuk janë aq të mira me Gjermaninë, tha ambasadori gjerman, ndërkohë që Shqipëria ka marrëdhënie të forta në tregti dhe investime me Greqinë dhe Italinë. Gjermania renditet në vendin e pestë apo të gjashtë dhe kjo vjen kryesisht për shkak të mosundimit të ligjit. Dhe kjo është e rëndësishme në fushën e gjyqësorit dhe është arsyeja pse reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme. Sipas tij investitorët e huaj duhet të trajtohen në mënyrë korrekte dhe për të shmangur sjelljen e konkurrentëve të fuqishëm vendas që përpiqen të mbajnë jashtë lojës konkurrentët e huaj. Edhe në marrëveshjet koncensionare, kur diçka nuk shkon mirë, duhen bërë zgjidhje transparente, të ndershme, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore. Prishja e një marrëveshje natyrisht që nuk është lajm i mirë dhe nuk është nxitës për thirrjen e sipërmarrësve të tjerë. Ndërkaq duhen shfrytëzuar edhe kapacitetet e ekspertëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, që përfaqësojnë 85 kompani dhe kanë përvojën e tyre. Një pikë tjetër është përmirësimi i trajnimeve profesionale dhe teknike, çka është shumë e rëndësishme sepse kompanitë kërkojnë të kenë forcë pune të trajnuar dhe sa më e mirë të jetë forca e punës aq më mirë është. 
Emigrimi i shqiptarëve në Gjermani përmes azilit 
Në ekspozenë e vet ambasadori gjerman ka folur edhe për azilimin. “Në 2013, 1295 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani, në 2014 numri arriti në 8113 dhe në periudhën janar – shtator 2015 numri arriti në 45125. Kulmi arriti në gusht me 8306 azil kërkues. Këto janë shifra tronditëse. Shqiptarët ishin grupi i dytë pas sirianëve. Fatkeqësisht nuk kemi të dhëna statistikore për shpërndarjen krahinore nga ku kanë ardhur azil kërkuesit por ka të dhëna të hollësishme që tregojnë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria”. Ambasadori gjerman e ka quajtur jo shumë produktive luftën politike që bëhet me azilantët si dhe ka kërkuar që për këtë çështje mjaft të mrehtë të ketë nëj debat të gjerë publik kombëtar. Sipas tij “Gjermania, qeveria dhe parlamenti, kanë vendosur ta hapin tregun e punës për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo dhë për arsyen sepse duam të ulim numrin e azil kërkuesve mashtrues sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që t;i japim hapësirë sirianëve, irakenëve, etj. Por, si funksionon tregu i punës? Është shumë e rëndësishme që njerëzit të respektojnë disa rregulla dhe njerëzit duhet t’i gjejnë vetë vendet e punës në Gjermani. Kjo kontratë pune duhet të marrë dritën jeshile nga Agjensia Federale e Punësimit në Nurenberg”. 
Reformat e integrimit europian
“Gjermania, tha më poshtë ambasadori gjerman, mbështet ambicjet e Shqipërisë në BE. Shqipëria ka bërë progres gjatë vieteve të fundit. Por gjithmonë eksiston pyetja se si e matni ju progresin? Më lejoni të fokusohem tek disa pika kyçe. Padyshim që reforma juridike dhe shtetit ligjor është çelësi dhe unë mundem vetëm t’iu bëj një apel: sigurohuni që kjo do të ndodhë vërtet. Askush nuk duhet të fshihet pas pretendimeve se nuk ka qenë pjesë e saj apo çfarëdo lloj justifikimi që mund të dalë. Ju keni këshillat e jashëzakonshme të ekspertëve të EURALIUS, drejtuar nga një jurist gjerman që ka bërë një punë të mrekullueshme dhe për ketë duhet të mbështeteni tek këshillat e këtyre ekspertëve. Sigurohuni gjithashtu se reforma në drejtësi të jetë kuptim-plotë. Ne nuk jemi edhe kaq shumë të impresionuar nëse ka vetëm ndryshime në ligj apo rregullore te cilat quhen reforma. Ajo që ka rëndësi është zbatimi i reformës. Nëse Presidenti, Kryeministri, kreu i Drejtësisë, lideri i opozitës vazhdojnë të thotë se korrupsioni është një problem i madh në drejtësi, atëherë ky nuk mund të jetë rasti që gjyqtarët të mbeten të paprekur. Dhe në një mënyrë kjo duhet vërtet të fillojë. Pika e dytë ka të bëjë me nëpunësit civil, i cili duhet të ndërtohen vërtet. Pasi kam qëndruar në Shqipëri për gati me shumë se 2 vjet kam mësuar gjithmonë e më shumë për efektet e këtij sistemi pas zgjedhjeve dhe mungesës së vazhdimësisë. Këshilla ime do të jetë të vazhdoni me reformat dhe mos u merrni shumë me spekulime sepse në fund të ditës kjo nuk motivon askënd, as këtu e as atje”.