AMA, diskutime tek “Mediat” Peza: Opozita të sjellë anëtarin

75

Komisioni i Medias ka diskutuar sot plotësimin e vendeve vakante në AMA e KDRTSH. Nën kryetari i këtij komisioni Alfred Peza ka thënë se është zhbllokuar situata në dy institucionet. Peza tha se nnë AMA mungon anëtari që do propozohet nga opozita.


Sipas tij mazhoranca nuk do të pengojë opozitën në zgjedhjen e saj. Por deputeti demokrat në këtë komision, Myqerem Tafaj tha se mazhoranca nuk respektoi ligjin dhe as marrëveshjen mes palëve


“E kemi dërguar këtë çështje në Gjykatë, do presim vendimin”, deklaroi Tafaj. Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi tha se “ishim të detyruar të nisnim procesin e zhbllokimit të institucioneve”.