Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, raportohet për një të plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Ksamil.

Mësohet se, nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

NOA

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga të dhënat e para, mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.