Mbytet një pushues në plazhin e Tales në Lezhë

162
Sigal

Një pushues është mbytur në plazhin e Tales, Lezhë pasditen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është P.Gj., 70 vjeç.

I moshuari është mbytur teksa po lahej në det, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.