ALUIZNI, hapa të rëndësishëm në hipotekimin e pronave informale

72

Gazeta Telegraf/

Një nga
prioritetet e ALUIZNI-t ka qenë dhe është identifikimi i zonave informale,
formalizimi dhe integrimi i tyre në realitetin urban. Përcaktimi dhe miratimi i
kufirit të zonave ndihmon për një qasje objektive të fenomenit të
informalitetit në raport me premisat dhe dinamikat e zhvillimit urban. Në këtë
mënyrë ato jo vetëm kthehen në faktor gjatë procesit të hartimit të dokumenteve
të planifikimit të territorit por edhe iu vinë në ndihmë njësive të qeverisjes
vendore të saktësojnë prioritetet në lidhje me projektet e urbanizimit.
Janë   identifikuar   dhe miratuar 
në   Këshillin  e 
Rregullimit   të   Territorit  
gjatë   kësaj periudhe 277 zona
informale me një sipërfaqe të përgjithshme prej 205 hektarësh, të shpërndara në
gjithë territorin e Shqipërisë. Nga një vrojtim i tyre vlerësohet se numri  i ndërtimeve 
pa  leje në  këto zona 
është  rreth  218.000, 
me një  numër të përafërt prej
300.000 familjesh. Qarqet me numrin më të lartë të ndërtimeve informale e si
rrjedhim me numrin më të madh të zonave të miratuara janë Durrësi, Tirana,
Shkodra, Fieri dhe Elbasani. Urbanizimi  
i   zonave   informale  
po   vlerësohet   gjithnjë  
e   më   shumë  
nga   ana   e Agjencisë krahas legalizimit. ALUIZNI po
luan një rol konkret dhe të drejtpërdrejtë në procesin e hartimit të planeve
vendore në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të
Territorit. Parimet kryesore të pjesëmarrjes së Institucionit lidhen me; vënien
në dispozicion të informacionit (treguesve) që disponon, në mënyrë që t’iu vijë
në ndihmë studiove projektuese  
hartuese   të   planeve;  
ndërgjegjësimi   i   aktorëve  
kyç   në   procesin  
e planifikimit të territorit, për të përfshirë plotësisht realitetin e
ndërtimeve informale në suazat e planifikimit. Duke lënë pas mentalitetin
negativ mbi informalitetin, pavarësisht natyrës kaotike të tij, e ardhmja e
qyteteve nuk mund ta anashkalojë atë, përkundrazi, duhet të hidhen bazat   e  
shëndosha   për   urbanizimin  
e   drejtpërdrejtë   dhe  
integrimin   e   tyre  
me përmbylljen e procesit të legalizimit.