Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka evidentuar një subjekt me aktivitet “Restorant dasmash” jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe në mungesë të gjurmueshmërisë së produktit mish në Fushë-Krujë.

Trupa inspektuese e DRAKU Durrës ka kryer inspektim në subjektin Xhavit Babaj, në Fushë Krujë ku konstatoi se 131 kg mish viçi tregtohej pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjektit u mor masë administrative bllokim i menjëhershëm aktivitetit, bllokim i 131 kg mish me destinacion asgjësimin, gjithashtu masë administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë.