Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas pastruesen e rrugës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

499
Sigal

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë.

Raportohet se një automjet ka përplasur pastruesen e rrugës teksa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen S.M.T, ndërsa pastruesja 45-vjeçare është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.