Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me motorrin për pasojë mbetet një i vdekur(Video)

79
Pamje nga vendi i aksidentit në Balldre

Një aksident me vdekje ka ndodhur në mesditë në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të Balldrenit. Mësohet se është përplasur një automjet me një motor dhe nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.