Agjencisë së Pronave i “pikon” çatia, i kanë rënë suvaja dhe i janë djegur kondicionerët, tender 99 milionë lekë

651
TENDERI I PARË
1. Për: “AD-STAR” sh.p.k., me adresë: Lagjja e re, Përmet. 
2. Përshkrim i shkurtër i kontratës: Lot I: “Rikonstruksioni i fasadës dhe tarracës së godinës në administrim të ATP dhe rikonstruksioni i disa ambienteve të zyrave të ATP” 
3. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “AD-STAR” sh.p.k., me NUIS: J69102207Ë, me adresë: Lagjja e re, Përmet, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 6 922 507,62 (gjashtë milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e pesëqind e shtatë presje gjashtëdhjetë e dy) Lekë pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.
4. Njoftimi i klasifikimit është bërë në datën 14.07.2017.
TENDERI I PARË
Përshkrim i shkurtër i kontratës: Lot II: “Furnizim-vendosje kondicionerësh në disa zyra të ATP”. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “COMFORT” sh.p.k., me NUIS: J61901194M, me adresë: me adresë: Rruga “Hoxha Tahsin”, pallati nr. 79, kati përdhe, pranë farmacisë nr. 5, Tiranë, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 1 326 000 (një milion e treqind e njëzet e gjashtë mijë) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme.
Sigal