82 mm në Lezhë dhe 45 në Shkodër/ SHMU publikon të dhënat: Ja qarqet me më shumë reshje shiu

143

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep të dhëna për reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin. Sipas SHMU, zona Veriperëndimore është me e prekura, ndërsa sasia më e madhe e reshjeve shkon në 82 mm në Lezhë.

Po kështu reshje të dendura ka pasur edhe Tirana dhe Durrësi.

Ja njoftimi më i fundit i SHMU:

Në këto momente vijojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit dhe do të vijojnë edhe përgjatë natës si me intensitet të ulët deri mesatar por edhe deri të lartë kryesisht ultësira perëndimore, veriperëndimi dhe jugperëndimi.

Më poshtë po ju njohim me sasinë e reshjeve të regjistruara në m.m deri në këto momente ku vihet re se sasia më e lartë dhe pjesa më e prekur e vendit ka qenë zona e Veriperëndimit por edhe qarqet si Durrës dhe Tiranë.

Lezhë 82.0mm
Shkodër 45.0mm
Durrës 21.0mm
Tiranë 18.0mm
Kukës 12.6mm

Qëndroni të lidhur me SHMU pasi përditësimet do të jenë të herëpashershme për shkak të motit me reshje shiu të vazhdueshme.