700 kg kanabis në Mamurras, vazhdon operacioni

438
Sigal

Rreth 700 kg kanabis në proces tharje janë sekuestruar në një magazinë në godinën e ish ndërmarrjes së grumbullimit në Mamurras.

Lënda narkotike ishte e futur në 15 thasë.

Kanë qenë forca speciale të ardhura nga Tirana, së bashku me FNSH dhe efektivë të Kurbinit e Krujës, që kanë zhvilluar operacionin ku u zbulua sasia e madhe e kanabisit. gjatë ndërhyrjes u arrestuan 5 persona , emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore. Materialet do i dërgohen për hetim krimeve të rënda.