16 muaj pa rroga: Zjarrfikësit e Uzinës së Ballshit dalin në protestë para prefekturës

150
16 muaj punë të papaguar, 16 paga të pashlyera: kjo ka qënë arsyeja që sot, 43 zjarrfikës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh i nxori në protestë sot para prefekturës së Fierit.
Uzina e ka ndaluar punën para dy vjetësh prej borxheve të akumuluara, por reparti zjarrfikës ka punuar, ka qënë në gatishmëri. As në dhjetor, as në janar 2018 këta zjarrfikës nuk u paguan; festat e fundvitit nuk qenë festa për ta.