15 fëmijë të trafikuar çdo vit, i kërkohet ndihmë Interpolit për 7 raste

75
Numri i fëmijëve të trafikuar jashtë shqipërisë mbetet ende i lartë. Ministria e Brendshme thotë se për 10 deri 15 kallëzime te regjistruara ne komisariate në të gjithë vendin për fëmijë te trafikuar përgjatë një viti, por jo zyrtarisht kjo shifër deklarohet të jetë te paktën 8 herë më e lartë.
Ketu përllogariten fëmijët që trafikohen pa dijenin e prindërve duke u rrëmbyer apo dhunuar si dhe fëmijët qe braktisen nga prinderit menjehere pasi mberrijne ne nje vend te Bashkimit europian, veprim i cili kategorizohet si veper penale, trafik te miturish. Referuar faqes së Interpol Tirana, fëmijët shqiptarë të moshës 1-17 vjec të cilët konsiderohen të humbur të dyshuar si të trafikuar apo rrëmbyer janë 7.
femijet
Mes tyre bënë pjesë Julian Cela i riu nga Lapraka i konsideruar i humbur prej 3 vitesh dhe ende pa asnjë gjurmë prej tij, dhe dy fëmijët e fundit të shtuar në listën e të dyshuarve si të trafikuar janë motër e vëlla me iniciale E.D, për të cilët nëna e tyre ka denoncuar se janë dërguar në Siri nga ish bashkëshorti i saj.

Me sloganin “Flisni për ata që nuk mundem”, duke denoncuar rastet kur fëmijët trafikohen apo shfrytëzohen qindra të rinj të kryeqytetit kanë marshuar këtë të dileë në kuadër të tetorit si muaji antitrafik i shpallur nga ministria e punëve të brendshme.
Aktvitete te tilla do te shtrihen edhe ne qytete te tjera te Shqiperise, kryesisht ne shkollat 9 vjecare dhe ato te mesme, me synim ndergjegjesimin e kesaj grupmoshe, e konsideruar si me e rrezikuara nga fenomeni i trafikimit.