Mbështeti emigrantët, protesta kundër plagosjes së Reker në Gjermani

467
Gjermanët dolën në rrugët e Këlnit për të shprehur mbështetjen e tyre për kandidaten Henriette Reker, një përkrahëse e emigrantëve, e cila u plagos me thikë në qafë. Sipas hetimeve, agresori e ka bërë sulmin për shkak se kandidatja e cila ka marrë edhe mbështetjen e kancelares Angela merkel, në politikat e saj mbështet emigrantët nga lindja e Mesme.
Pavarësisht se cilës force politike i përkrahin, edhe politikanët e Këlnit iu bashkuan protestës për të dënuar dhunën.
Forcat e rendit kanë vënë në pranga një 44 vjeçar gjerman për këtë incident. I arrestuari është banor i Këlnit dhe sipas mediave gjermane ai vetë e ka deklaruar tek hetuesit se e kishte goditur kandidaten shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me kundërshtinë ndaj të huajve.
Sipas të dhënave zyrtare Gjermania do të presë këtë vit rreth 1 milionë emigrantë nga lindja e mesme. Politika e dyerve të hapura që ka zgjedhur kancelarja Merkel për emigrantët ka bërë që popullariteti i saj të ulet ndjeshëm, megjithatë ajo qendron e fortë sa i përket mbështetjes së partive që ka në koalicion. 
Sigal