1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktima të dhunës seksuale

125

1 në 10 fëmijë në Shqipëri janë viktima të dhunës seksuale. Interneti është kthyer një shqetësim madhor, ku shpesh fëmijët dhe adoleshentet bien viktima të krimeve seksuale.

Kjo 15 vjeçare tregon se si fotot e saj u benë pjesë e një rrjeti pornografik.

“Ne atë kohë unë isha një vajze 15 vjeçare. Hapa një rrjet timin personal. Çdo dite isha sa me aktive postoja foto video. Pas kësaj kohe fillova të marr mesazhe nga miqtë e mi, filluan duke me dhënë linkun ku ishin shfaqur këto pamje filmik, që ishte fotoja ime në video te papërshtatshme dhe unë fillova të shqetësohesha shume për vete, faktin që e dija që gjerat nuk ishin ashtu siç dukeshin”.

“Historia e kësaj adoleshenteje nuk është e vetmja, pasi 61% e krimeve seksuale kanë si viktima fëmijët.

“83 % të rasteve të krimeve seksuale në Shqipëri, viktimat janë vajzat nën moshën 18 vjeç”, shprehet Altin Hazizaj.

Raporti i parë për krimet seksuale ndaj fëmijëve dhe grave i realizuar nga CRCA/ECPAT ka marrë në analizë 10 vitet e fundit dhe ka nxjerr në pah se pavarësisht denoncimit në shumicën e rasteve abuzuesit nuk dënohen.

“Vetëm 48% janë dënuar ndërsa të tjerët janë të lirë”.

“Përgjatë 11 viteve janë raportuar 559 raste te krimeve seksuale në të gjithë vendin në polici, por vetëm 88 prej tyre janë ndjekur nga prokuroria”.