Xhoxho Plaku: “Shyqyr gjeti guri vëndë, i erdhi gjeli pa pëndë”

“Shyqyr gjeti guri vëndë,

i erdhi gjeli pa pëndë”.

Sigal

Çu bëre Bert avokati.

Çtë reja ke nga i gjati.

Gjeti adap Ispektoriati.

Hundë shpat i vogël shtati.

I ziu pse u shpërngula.

Jam gjel deti po s’kam pula.

Ç’dëgjova ç’bëri Dash Sula.

Thonë u bë i madh me vula.


Dashi gjeli i Peqinit,

si gozhda  e Nastradinit.

Me llambën e Aladinit,

hapi thesin e florinit.

Për oferta priti e priti;

Boll më se kaloi viti.

Me buton shkallët i ngjiti.

Më në fund fati i ndriti.

Rama si skile e vjetër.

I bën llogaritë në letër.

I duhej Dashi patjetër.

I kalon gjerdhet si ketër.


Kjo s’është lëvizje mish mashi;

qe momenti duhej Dashi.

Hante djathtas mëngjarashi.

Berisha zullumet trashi.

Dhe për pak fati na iku.

Dashin desh e mori Tiku!

E kuptoi hilen miku,

se ku çponte matrapiku.

Nashti punët do venë vaj.

Në Evropë do hyjmë kollaj.

Goxha peshë Dashi do mbaj.

korrupsionin do ta laj.

A të lumtë Edi strategu!

Për në Evropë t’u hap shtegu.

Iku ujku erdhi shelegu.

Iku Hamzai erdhi Skënderbegu.

#Berti ua morëm gjelin.

BALERIN e luan belin.

Ju dikur na morët Xhuvelin.

Kaç Islamin dhe Lefterin.

Kjo merkatua e Janarit,

i vu samarin magjarit.

I gjeti parmëndë ugarit;

do ja pastrojë gjëmbat barit.

Ua morëm dhe Peqinin.

Të gjithë demokrat i dinin.

U desh teserat t’i linin,

dhe në rilindje të vinin.

Ispektoriati gjeti ustanë.

Hajdutët ikën e vanë.

Në Dubaj vrapin e lanë,

te Nustreti kripë do hanë.

Ti Berish plas nga inati!

Ta mori kalanë i gjati.

Ti s’di të vlerësosh ç’është fati.

Mori hak Dashnor varvati.

Mori hak të gjithë e panë.

Shkoi e fjeti me Millonanë.

Nuk pa interesin “burri”

Po kërkonte zot hauri.

O Dashi ç’ma gjete vëndë!

I hollë po peshove rëndë.

Të la Edi gjel pa pëndë.

U nis pordhë e doli fëndë.

Kurse ju delet e mia,

s’ka ç’u duhet qeveria.

Jipni votat te partia,

se i ndreq Edi lubia.