Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Ngjyrat e Kosovës

Kush Kosovën ma mbështolli

në flamurin blu ?!..

Sigal

( Ju lutem mos më merrni

si kokëkrisur e plotë huqe)

U nxeha keq dhe nuk di as vet

sesi po ecja kuturu.

Dhe nga inati e vesha tërësisht,

të gjithën në të kuqe !

—-

Përsëri nuk arrita të bindem,

ndaj me mëndjen time

në çast e mendova

të sapo çelur si një lule burbuqe.

E vesha Kosovën.

me kostum nusërie, por çudi !

Ajo dhe pse e bardhë,

më çfaqej krejtësisht në të kuqe !

——

Provova një herë “ gri-në”

në ngjyrën që ka baroti

Booo-boo !! Të tillë zemërim,

dardanësh nuk pata parë !

Me flakë e zjarr ,

shkëmbenjtë e saj krejtësisht i dogji.

Kthyer të gjithë në gëlqere…

pluhur e tym tè bardhë !

—-

Mendova në çast,

t’ i vendosja shaminë e zezë mbi krye

për gjithè bijtë që na ranë kudo,

me armë në dorë

me neveri të zezën…

në gjyrë të korbit tërësisht e grisi

të kuqen e flamurit,

ajo e ruante vetëm për dèshmorè !

—-

Ngjyrën e ” kafe-jtë” të tokës

i’a dhashë njëherë.

AJO heshti e nuk di,

por një pikë lot lëshoi përpak.

Dardania – më tha

vërtetë ka dheun me këtë ngjyrë

por më shumë se e “kafe-jta,

ngjyer” është e kuqe gjak !

—-

Natyrshëm lind dhe pyetja:

Po të verdhën ngjyrë e jeshil?

A mos vallë autori,

krejt rastësisht t’i ketë harruar ?

Jo- Jo ! Shtatë ngjyrat e pranverës,

s’mund t’ja sjellin paqen

Prej trungut e shkëputur!

e me shpirt të përgjysmuar.

——

Kosova ime …ndalu të lutem!

Ndalu, të të përulem pak.

Më çudit ky shpirti yt i bardhë,

bozhur i kuq, ndezur flakë !