Xhoxho Plaku
-” ËNDËRR “-“-“-“-
====================
Në gjumë kur fjeta një ëndërr pashë
si zog me krah që fluturoja.
Kish erë të fortë po prap nuk rashë.
Për në shtëpi në Sarandë s’e di pse nxitoja.
====================
Çudi as motrën gjëkundi se gjeta.
Kudo që kërkoja më bëhej si natë.
Pa pritjen e dhëmshur të saj unë mbeta.
Patjetër që e lash vetëm më ka marrë inat.
====================
Askush s’më priste askënd nuk gjeta.
Të tërë të ikur të gjithë larguar.
Çudi agrumeve u shkëlqente fleta.
Ca të dhëmshur nën tokë ca emigruar.
====================
S’më besohet as vetë që oqeanin kalova.
Gjithë ato alpe i ktheva në fusha.
Te varret e prindërve dhe vëllait ndalova.
Mermerët e ftohtë me lotë i mbusha.
====================
Se çmalla dot asnjërin që doja.
Ëndrra si plotëson gjithë dëshirat e mia.
Se s’kisha kohë shumë të qëndroja.
Më priste mbi kokë vetë Shën Mëria.
====================
“Ngrehu nga mermeri,” më tha, “se do ftohesh.
Se me djersë je mbushur nga rruga e gjatë.
Aty ku të mora do të kthej të zgjohesh.
Po djemtë s’do t’i takosh aty në mërgatë?”
====================
M’u drodh zemra kur djemtë më kujtoi.
Si gjethe e tharë mbi erë u përkunda.
Ah heshtja e Nënës ç’më torturoi.
Barra që më rëndonte mbi supe e shkunda.
====================
Më pa Shën Mëria me sy të trishtuar.
Ti di o bir unë plagët e mërgimit.
Më mori si foshnjën e saj në duar.
Të dy së bashku u nisëm drejt kthimit.
====================
Një kambanë e largët si mbytur po binte.
Si vaj për kurbetin që s’gjen qetësi.
Bashkuar me dallgët malli oshëtinte.
Plagë e pa shëruar në përjetësi.
====================
Pastaj si një mjegull gjithçka u largua.
Si mjegull që tretet kur zbardh dita e re.
Veç zëri i Nënës më zgjoi mua.
“Mos harro vendlindjen, bir, ku do që je…”






















