Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Syri i luaneshës

103
Sigal

SYRI I LUANESHËS

(Motiv rinor)

Një sy luaneshe
që pashë rastësisht,
qeshi e më pas
më goditi me bisht;

Ai sy i madh,
me qerpikë të gjatë,
më zgjoi nga gjumi,
në mesnatë;

Ai sy që më kapi
shikimin në befasi,
m’i mbajti sytë
lidhur në skllavëri;

Ai sy shkrepi
shkëndija saldimi
dhe te vetja,

ma ngjiti vështrimin;

Ai sy me qepallat
plot me gjilpëra,
thellë në zemër
m’i nguli të tëra,

Ai sy hoqi trurin
nga koka ime,
e ma mbushi kafkën
me lodra intime,