Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Shpirti shqiptar

Shpirti shqiptar, lind me zgjuarsinë natyrale, trashëguar në shekuj, nga lartësi majëmalesh. Shpirti shqiptar ngjason, me shqipet e vendit, ku ky vend i lashtë, i jep fluturimin e emrit. Ndaj shpirti shqiptar lind me krahë fluturues, për të qenë në të gjithë botën banues. Ky shpirt ka brenda, frymën e erërave malore për të rendur anembanë, brigjeve botërore. Ky shpirt i veçantë, lë emrin në kujtesën e paharruar të çdo kontinenti të largët, ku shkon për të emigruar. Por mendjen dhe mallin, për vendlindjen shqiptare, e ka të fiksuar, veç te shkëmbinjtë e trojeve amtare. Në tabelat e shumta të historisë së madhe botërore, lanë emra përjetësie, bijtë e shquar të trojeve arbërore: Arkitekt Sinani, Kasemi, Karl Gega, Hoxhë Tasini, Samiu, më pas të tjerë: Noli, Konica, Koliqi, Aleksandër Moisiu. Regjimi i kuq u mundua, t’i mbyllte në tela me gjemba, por arratisjet mbushën burgjet dhe internimet brenda. Zemërimi shpërtheu fuqishëm, me lirinë e demokracisë, duke bërë të ikin nëpër botë, shqipot e rinj të djalërisë. Sot shpirti shqiptar shquhet kudo, Turqia në filma seriale, ka në role kryesore, yjet e shquar të origjinës shqiptare. Shqipëria mbetet kurdoherë foleja, nga zogjtë shtegtojnë, tufat e zogjve, janë ato miliona, që atdheut i mungojnë. Ndonëse ky vend është me kushte të rralla klimatike, caktuar e bekuar nga Zoti, në pozicione gjeostrategjike, shpirti shqiptar nuk ndjehet i qetë brenda kufijve të vet, ndaj rend të bredhë i lirë, nga kontinenti, në kontinent. Shqipot që kthen, sjellin përvojën e përparuar të djersës, për t’i dhënë vendlindjes zhvillimin, me erën e shpresës. Kjo duket te ndryshimi i këtij vendi, si asnjëherë më parë, në qytete, rrugë, turizëm, në botëkuptimin e ri, të pa parë. Pra, del se shpirti shqiptar, ka një shenjtëri të përjetshme, që asnjë fuqi mendore e përbotshme, sado e zellshme, nuk ka mundësi ta shpjegojë e kuptojë, deri në thellësi, misterin enigmatik të lëvizjes së tij, në hapësira pa kufi..

Sigal