Vajza në shtratin e plakut të pasur,
si pjergulla, ngjitur në lis të thatë.
Ka lënë bredhin, djalë të dashur,
për pispillosje me stoli, lakmoi paratë…
La hamshorin e netëve magjike;
zgjodhi shurraqin, me prostatë!
La argëtimet e vallëzimeve lirike,
për portofolin, ku vezullojnë paratë.
Ka habitur djemtë e burrat, gjithkund,
ka mahnitur lagjen, ku pëshpëritin gratë:
Si pranoi vajza, të puthet në buzë,
me thartirat e jargëve, të atij bualli plak?…
Të vjellët i vjen, çdo gruaje shtatzënë,
kur përmend djersën e tij, erë gjiriz.
Me spermë të skaduar, si do bëhet nënë,
zogëza që pret fëmijë, nga ai stërgjysh?
Pjergulla s’mendoi, për atë sfidë jete,
kur trungu i lisit, do të kalbëzohet fare,
rrushi i ëmbël, që ka mbuluar me gjethe,
do i vyshket, nga trishtimi i vetmisë vejane…